Bruno Telushi nuk është pjesë e projektit të Partizanit nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Mesfushori vlonjat ka njoftuar përmes rrjetit të tij social ndarjen me klubin kryeqytetas. Kontrata e tij ka përfunduar që në muajin maj dhe nuk është gjetur gjuha e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin, pavarësisht dëshirës së lojtarit për të mbajtur veshur fanellën e kuqe.
Telushi bën me dije se po largohet me keqardhje, pasi nuk është vlerësuar për kontributin e dhënë përgjatë kohës që ka qenë pjesë e Partizanit. Mesfushori falenderon të gjithë tifozët dhe personat me të cilët ka bashkëpunuar dhe merr përgjegjësinë e profesionistit për të nisur sfida të reja në karrierë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
POSTIMI I BRUNO TELUSHIT:
“Dua te bej publike se nga dita e sotme nuk do jem me pjese e projektit te Partizanit. Siç e dini kontrata ime kishte perfunduar ne muajin maj. Gjate gjithe kesaj kohe kam pritur me padurim dhe me deshiren e madhe te jem pjese e Partizanit. Dje me ne fund ne nje takim me drejtorin dhe me presidentin mu tha se nuk jam ne planet per te ardhmen.
Qe nga dita e pare qe kam veshur fanellen e Partizanit dhe deri me sot kam qene besnik dhe jam stervitur dhe luajtur me te gjitha mundesite e mia per ate fanelle dhe per ato tifoze. Me keqardhje po largohem jo i vlersuar per ate qe une kam dhene ne fushe. Po largohem si kampion. Jam profesionist dhe do shikoj sfida te tjera. Ne cdo ekip qe do shkoj do punoj me te njejtin perkushtim. Dua te falendoroj shoket e ekipit. Tranjeret me te cilet punova, tifozet e mrekullushem, te gjithe dashamirsit e mi. Me shume respekt, Bruno Telushi”,