Chelsea ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e re me Aemando Brojën. Talenti shqiptar ka bindur me paraqitjet e tij në radhët e të rinjve, ndërsa sezonin e shkuar bëri një kampionat mjact të bukur me Viteshen. Futbollisti 20-vjeçar ka bindur edhe në takimin e parë miqësor me fanellën e bluve të Londrës, ku e bëri veten protagonist me golin dhe asistin e tij. Këto kanë bërë që Chelsea të besojë në aftësitë e Brojës, duke gjetur akordin për rinovimin e kontratës. Lojtari i Kombëtares kuqezi do të jetë pjesë e skuadrës angleze për 5 vitet e ardhshme, gjë e cila e ka gëzuar jashtë mase.
“Jam vërtet i ngazëllyer që po nënshkruaj një kontratë të re me Chelsea. Duke ardhur përmes Akademisë këtu ishte një moment i veçantë për mua që të bëja debutimin në ekipin e parë vitin e kaluar, para se të fitoja përvojë të mëtejshme në huazim në Vitesse sezonin e kaluar. Unë dua të ndërtoj mbi këto baza dhe me të vërtetë pres që të përparoj dhe të bëj një ndikim në Chelsea në vitet që vijnë”, ka thënë Armando Broja./Sport Ekspres/