VIDEO/ Pamja e re e “Santiago Bernabeu”! Mund të luhen edhe ndeshjet e basketbollit, Reali do të shesë emrin e stadiumit mitik

“Santiago Bernabeu” po bëhet gjithmonë e më tepër gati për të mirëpritur sportdashësit me pamjen e re. Stadiumi i Realit të Madridit po pëson ndryshime të mëdha, megjithëse numri i ulësve për tifozët mbetet i pandryshueshëm, 81.000 vende.

Por nga ana tjetër lartësia e stadiumit është rritur me 10 metra në mënyrë që të shtohet një çati e luajtshme. Mediat spanjolle kanë raportuar këto ditë se edhe ndeshjet e basketbollit të Realit të Madridit mund të zhvillohet në Santiago Bernabeu. Kjo në saj të çatisë së lëvizshme që e kthen vendin të përshtatshëm edhe për sportet e tjera të mbyllura.

Mbetet ende që të shihet sesi do të ndryshojë pamja e “Santiago  Bernabeut” që brenda pak muajsh do të jetë gati. Nga ana tjetër pritet që Reali të shesë të drejtat për emrin e stadiumit pas mbarimit të punimeve dhe me siguri Bernabeu do të ketë tjetër emër në të ardhmen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online