Pas një viti të suksesshëm te Liria e Prizrenit, ku debutoi si trajner, Bledi Shkëmbi kthehet në Superiore dhe tashmë ndërmerr aventurën e parë në stol.
Ish-kapiteni i Skënderbeut është trajneri i ri i Teutës, mëson Sport Ekspres.
Marrëveshja është arritur sot dhe Shkëmbi kthehet në një qytet ku ka punuar edhe si futbollist, në një kohë kur edhe Teuta notonte në ujëra me të qeta.
Këtë sezon durrsakët vuajtëm tmerrësisht për të qëndruar në Superiore, duke ndryshuar disa herë trajner, ndërsa e mbylli Gentian Begeja, trajner emergjence.
Presidenti Hasanbelliu vendosi të ndryshojë gjithçka, duke nisur një projekt të ri e ambicioz me Shkëmbin, që ka marrë garanci për një investim serioz dhe në afatet e duhura. Korçari do të ketë liri të plotë veprimi, duke pasur ndikim edhe në merkaton e klubit, ashtu si bëri te Liria, ku ndërtoi nga e para skuadrën, duke afruar lojtarë të rinj, por edhe veteranë që kishin motivimin për të treguar sa vlenin.