Zyrtare/ Berat Gjimshiti nis një etapë të re në karrierë, vjen prezantimi te klubi i ri

Berat Gjimshiti i ka dhënë fund bashkëpunimit shumëvjeçar me Atalantën. Mbrojtësi shqiptar ka nisur një etapë të re në karrierën e tij, këtë herë larg Europës. Kapiteni i Kombëtares kuqezi është prazantuar mbrëmjen e sotme në radhët e Al Diriyah-ut.

Atalanta ka arkëtuar 3 milionë euro nga ky transferim, ndërsa 33-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2028. Ndeshja e parë e Al Diriyah-ut në kampionatin arab do të luhet më 13 gusht, teksa më 18 gusht Gjimshiti do të ketë mundësinë të luajë kundër Cristiano Ronaldos./Sport Ekspres/