Zyrtare/ Barcelona shet të tjera asete të klubit, i hap rrugë rregjistrimit të blerjeve të reja

Pas shitjes së të drejtave televizive, Barcelona tashmë ka zyrtarizuar edhe shitjen e 24.5% të aksioneve të Barça Studios. “Socios.com” ka derdhur 100 milionë euro në arkat e klubit katalanas dhe këtë e konfirmojnë vetë këta të fundit përmes faqes së tyre zyrtare.

Kjo marrëveshje synon përshpejtimin e rritjes së strategjisë audioviziale dhe blockchain të klubit. Me paratë e siguruara deri më tani, Barcelona mund të sigurojë regjistrimin e lojtarëve të rinj që kë afruar në skuadër, si Levandovski, Rafinja apo Kunde./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *