Tashmë gjithçka është zyrtare. Juventusi dhe Barcelona kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të veshur bardhezi Arthur Melo-n. Një shkëmbim mes tij dhe Pjaniç ka kohë që përflitet në media dhe tani zërat kanë marrë edhe konfirmimin zyrtar. Mesfushori brazilian do të jetë nën urdhërat e Sarrit për sezonin e ardhshëm, pasi do të qendrojë te katalanasit deri në fund të sezonit aktual me Barcelonën.
Është vetë klubi spanjoll që bënë të ditur çdo gjë, duke njoftuar për marrëveshjen me Juventusin në faqen zyrtare. Në njoftimin e Barcelonës mësohet se bardhezinjtë do të paguajnë 72 milionë për shërbimet e Arthur, ndërsa 10 milionë të tjera do të jepen në formën e bonuseve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/