“Ankthi” i lojtarëve dhe tifozëve të Kombëtares do të marrë fund më 21 mars. Në orën 10 të mëngjesit të kësaj të shtune Silvinjo do të publikojë listën e futbollistëve me të cilët do të synojë të shkruajë historinë, të kualifikohet në Kupën e Botës 2026.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook” se në datën 21 mars do të zbardhet lista për ndeshjen “play off” kundër Polonisë. Po në këtë datë, në orën 11:00 të paradites, trajneri i ekipit tonë kombëtar do të paraqitet në konferencë për shtyp, ku do të shpjegojë zgjedhjet e tij përpara gazetarëve./Sport Ekspres/
