Vllaznia ka nisur seriozisht projektin e ri për ringritjen e skuadrës. Shkodranët janë lodhr nga lufta për mbijetesë dhe kërkojnë t’i japin fund kësaj epoke negative, për të hapur një tjetër kapitull shkëlqimi në historinë e tyre. Kuqeblutë kanë nisur vrullshëm merkaton për sezonin e ardhshë. Pas rinovimit të Markut, një tjetër futbollist zgjat qendrimin e tij në Shkodër.
Vllaznia ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Ardit Krymin, ndërsa prezanton edhe dy blerje të reja. Problemet e sulmit duket se do të marrin fund. Ky repart ka çaluar sezonin e shkuar si dhe largimi i kapitenit Lika la edhe një tjetër boshllëk të madh. Por drejtuesit kanë menduar për këtë pjesë dhe kanë siguruar firmën e Ardit Hoxhajt, që me Flamurtarin arriti të shënonte 8 gola, duke shpërthyer në ndeshjet e fundit. Gjithashtu lojtari tjetër që vishet kuqeblu është Isaevski, i cili më parë ka luajtur me Makedoja dhe Dunav.
“KF Vllaznia bën të ditur se sot ka zyrtarizuar marëveshjen e rinovimit të kontratës me futbollistin Ardit Krymi. Po ashtu, nga sot zyrtarisht janë pjesë e Vllaznisë edhe futbollistët Ardit Hoxhaj dhe Aleksandar Isaevski”, bën me dije klubi i Vllaznisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/