Eto thotë edhe fjalën e fundit: Nëse Mesi do të largohet, atëherë ndryshojini emrin Barcelonës!

Barcelona është vetë Mesi! Në këtë mënyrë e mendon edhe figura e njohur që ka kontribuar shumë në futboll, Samuel Eto. Ky i fundit shkon edhe më tej duke u shprehur se nëse ylli argjentinas vendos të largohet nga katalanasit, atëherë këta të fundit duhet të gjejnë një emër tjetër për skuadrën pasi Barcelona nuk do të marrë më kuptim pa Mesin. Në një intervistë për “TYC Sports”, Eto ka dhënë këshillën për drejtuesit që të bëjnë gjithçka vetëm për të mos mbërritur në largimin e argjentinasit.

“Nëse Mesi vendosë të largohet, atëherë ne duhet të gjejmë një emër tjetër për ekipin e Barcelonës. Kemi qenë me fat që kishim në ekip më të mirin e të gjitha kohërave. Duhet të bëjmë gjithçka që Mesi ta mbyllë karrierën te Barcelona. E dua Leon si të ishte djali im. Barcelona është Mesi. Shpresoj se vendimet që do të bëhen në të ardhmen do të jenë në të mirën e skuadrës”, ka thënë Eto. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online