Reshat Ramadani ka hedhur një hap të madh në karrierë. Mesfushori 19-vjeçar është transferuar nga Shkëndija e Tetovës te Dinamo e Kievit në Ukrainë. Lojtari shqiptar është një nga talentet më të mëdha në kampionatin maqedonas, ku u kthye në një pjesë të rëndësishme të skuadrës kuqezi. Lajmin e ka përcjellë vetë Dinamo e Kievit përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
“FC Dinamo Kiev ka nënshkruar kontratë me mesfushorin 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ramadanin. Ai do të performojë për “bardheblutë” në numrin 92. Mesfushori është një nga lojtarët e rinj më të mirë në Maqedoninë e Veriut, në moshën 19 vjeçare filloi të luajë për Kombëtaren U21 (ka kaluar tre ndeshje). Mesfushori i talentuar debutoi për skuadrën e parë të Shkendisë sezonin e kaluar (7 ndeshje, 1 gol), ndërsa në sezonin aktual 2022/23 u bë lojtari kryesor i skuadrës tetovare, për të cilën kaloi 15 ndeshje”, ka njoftuar klubi Dinamo Kiev./Halit Delibashi-Sport Ekspres/