“Zoti më mbajti gjallë kur ramë nga Kategoria”, Refik Halili përgatit Grentin për president: Të bëj atë që unë nuk munda

Refik Halili ka bërë një rrëfim të gjatë në emisionin “Exclusive”, atje ku është bërë një dokumentar i veçantë për 100-vjetorin e Tiranës. Shumë gjëra janë thënë nga ana e numrit një të bardhebluve, atje ku nuk kishin sesi të kalonin lehtë edhe dhimbjet e rënies në Kategorinë e Parë.

Kur flitet për të ardhmen, atëherë ajo shihet në duart e Grent Halilit. Aktualisht është pjesë si lojtar i Tiranës, por vetë babai i tij shprehet se tani nuk ka të drejtë që të flasi por vetëm që të shoh ambientin dhe në të ardhmen ta drejtojë më mirë skuadrën, duke qenë se e njeh më së miri.

“Dëshira lindi për të investuar te Tirana jo në vitin 2004 kur ishim 4 donatorë, por që në vitin 1996-1997. Ne u mblodhëm te teatri i fëmijëve asokohe dhe ku unë shpreva dëshirën për të qenë pjesë e klubit dhe për të sponsorizuar në atë situatë që ndodhej.

Kur ra Tirana në të parën? Tmerr, dhimbje dhe vuajtje. E di shumë mirë që vuajtja ka qenë e madhe, falenderoi Zotin që na mbajti gjallë, pasi ndoshta ndoshta ka qenë momenti më i tmerrshëm në jetën time. Do punojmë dhe kam në plan që të bashkohem me njerëz të tjerë për më të mirën për klubin.

Për moshën që kam nuk më lejohet, por unë jam tifoz dhe jam më i keq se disa që thonë që “jemi të këqinjë”. E kam lënë Grentin që të jetë pjesë e skuadrës, të rrijë, të njohë dhe të përballet me problematikat. Të rrijë i qetë dhe nuk ka të drejtë të flasi, vetëm të dëgjojë dhe nesër pasnesër për të parë se çfarë kërkon kjo skuadër dhe problematikat që ka, për të parë se çfarë duhet të bëjë dhe një gjë që unë nuk munda.

Këtu flasim për vite në të ardhmen nëse do të jemi në pjesë të klubit. Kurse Goldi është më ndryshe, po punon për imazhin e klubit për të bërë diçka ndryshe duke parë se çfarë bëjnë të tjerët në botë. Kemi nisur dy ambiente sportive që do të jenë gati. Arritja më e madhe është që ne të bëjmë një stadium, që do të jetë i qytetit. Kam përgatitur një projekt dhe shpresojmë të marrim një miratim”, ka thënë Refik Halili. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online