Zoti e shpëtoi! Cikalleshi tregon prapaskenën, mund ishte te ekipi i tragjedisë së Turqisë para se të zgjidhte Arabinë Saudite

Kalimi te Al Klaleej-i është vendimi më i mirë që Sokol Cikalleshi ka marrë në jetën e tij. Transferimi në Arabinë Saudite ishte një shenjë nga Zoti për sulmuesin shqiptar. Në një intervistë nëpërmjet “Skype”-t me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, Cikalleshi ka zbuluar një prapaskenë që nuk e kishte treguar më parë. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka rrëfyer se ishte pranë kalimit te Hatayspor-i, por dëshira për të provuar një sfidë të re jashtë Turqisë bëri që zgjidhte Al Khaleej-in. Zgjedhja e duhur nga kavajasi, teksa Hatayspor-i është pikërisht ekipi i qytetit ku ndodhi edhe tragjedia e madhe në Turqi, teksa u prek nga tërmeti shkatërrues i pak javëve më parë.

“Më ke bërë një pyetje shumë delikate, sepse e kam vuajtur këto ditë. Përpara se të vija në Khaleej kam pasur dy oferta. Kam pasur Khaleej-in dhe Hatayspor-in. Kam qenë shumë afër të bëja transfertë në Hatay dhe ju e dini shumë mirë se çfarë ndodhi atje. Ka qenë një nga vendimet më të mira të jetës sime që kam bërë deri më sot. Për vetë faktin që jam i martuar dhe me dy fëmijë, do të ishte e paimagjinueshme. Përse nuk e zgjodha Hatay-n? Arsyeja kryesore ka qenë kjo, duke qenë se kisha 7 vite në Turqi, kisha nevojë për një sfidë të re. Nuk kam arritur ta bëj hapin në Turqi, për të kaluar te tre klubet më të mira, Gallatasaray, Besiktas, Fenerbahçe dhe Trabzonspor. E pranoj, nuk e kam bërë dot. Kështu që kërkoja një sfidë të re”, ka zbuluar Sokol Cikalleshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *