Donis Avdijaj ishte një nga shpresat më të mëdha të kombit shqiptar. I lindur dhe rritur në Akademinë e Shalkes, ai u promovua nga gjermanët, u afrua shumë shpejt me ekipin e parë dhe iu vendos një klauzolë e frikshme largimi prej “49 milionë eurosh”.
Avdijaj kishte atëherë në ekip Kevin Princ Boateng dhe kishte një karakter të ngjashëm. I vështirë për t’u kontrolluar dhe shumë problematik. Niveli në fushë? Shumë larg pritshmërive dhe kampionatit gjerman. Një kalvar i gjatë huazimesh nga Austria në Holandë.
Më në fund, lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka gjetur ekip të ri. Ai u largua përfundimisht nga Shalke dhe nga ky sezon do të jetë me ekipin e Uilhem II. Skuadër në ligën e parë holandeze. Shqiptari i Kosovës ka bërë mirë sezonin e shkuar me klubin e Rodës dhe nga kjo ka bindur skuadrën tjetër holandeze.