Zidan tregohet një zotëri i vërtetë! Nuk pranoi ftesën për të parë finalen e Francës në stadium, ishte zgjedhje për respekt të…Deshamp

Zidane është padyshim një nga lojtarët më të mirë që Franca ka pasur ndonjëherë dhe ka lënë gjurmë të mëdha në fanellën e kombëtares sepse arriti të fitojë Botërorin dhe Evropianin. Megjithatë, nuk e fsheh dëshirën për të qenë trajner në stolin e kombëtares dhe pritej që kjo të ndodhte me siguri pas Botërorit të Katarit.

Zidane ka më shumë se një vit që refuzon ofertat nga klubet sepse e vetmja konsideratë në këtë rast është kombëtarja franceze. Dukej se Zidane do të merrte francezët pas Botërorit në Katar, por siç po shkojnë gjërat, kjo nuk do të ndodhë.

Didier Deschamps me siguri do të qëndrojë në pankinën franceze, sepse në Katar arriti të përmbushë ultimatumin dhe të arrijë në gjysmëfinale dhe të ruajë punën e tij. Për shkak të kësaj, mediat franceze njoftuan dje se Zidane refuzoi ftesën e Federatës Franceze për të ardhur në Doha dhe për të qenë në stadiumin Lusail. Ata ftuan 20 legjenda të Francës për të ardhur në finale dhe Zidane është nga të paktët që refuzoi.

Natyrisht, menjëherë u shkrua se e bëri këtë pasi është i inatosur që nuk do të marrë postin e trajnerit pas Botërorit, por Le Parisien njoftoi mëngjesin e sotëm se ky nuk është informacion i saktë. Kjo gazetë e madhe franceze ka bërë të ditur se Zidane e ka refuzuar atë ftesë sepse është i vetëdijshëm se me ardhjen në Doha do të ishte në qendër të vëmendjes për të gjitha spekulimet për postin e trajnerit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online