Zhvillimet e fundit te Vllaznia, përzgjidhen emrat e drejtuesve të rinj

Vllaznia ka nisur nga puna me përzgjedhjen e administratorit të ri, Suad Lici. Ky i fundit dha dhe konferencën e parë për shtyp para medieve. Ai foli në lidhje me ringritjen e Vllaznisë në Superiore dhe planin për të afruar elementët e duhur në skuadër. Në fakt, Vllaznia duhet të përzgjedhë drejtorin e ri sportiv dhe trajnerin që do të jetë në krye të skuadrës.

“Sport Ekspres” mëson me burime pranë administratorit të ri se pasdite do të ketë zhvillime në klubin e kuq. Me shumë mundësi janë përcaktuar dhe emrat e drejtuesve të rinj të shkodranëve. Puna do të jetë e vështirë, pasi duhet të ringrejë ekipin nga Kategoria e Parë në elitë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në rolin e Drejtorit Sportiv do të jetë drejtorit aktual i Akademisë së Vllaznisë, Alban Hasani. Këtij të fundit pritet t’i besohet ky pozicion, pasi ka më shumë eksperiencë dhe e njeh ambientin kuqeblu. Nga krahu tjetër, me shumë mundësi trajneri i ri i kuqebluve do të jetë po ai i vjetri, Ervis Kraja. Ky i fundit është emri më i avantazhuar për momentin, megjithatë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në klubin kuqeblu. Ekipi do të nisë punën të hënën prandaj dhe klubi nuk ka shumë kohë për të humbur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *