Zhvillimet e fundit nga Italia/ Caktohet data për grumbullimin e ekipeve, Seria A është e varur nga kurba e infektimit

Nga Klaudio Ndreca

Në Itali ka nisur prej disa ditësh stërvitja individuale për futbollistët. Kjo pasi shteti fqinj është duke e lënë pas krahëve atë periudhën e errët të shtimit të rasteve me KOVID, duke e tejkaluar numrin e personave që infektoheshin.

Prej disa ditësh kjo kurbë po vjen në ulje, ndërsa edhe në ditën e djeshme u raportuan vetëm 700 raste të reja pozitive, kur kjo shifër mbërrinte në rreth 4.500 raste më parë. Ndërkohë Ministria e Sportit në Itali ka dhënë një tjetër drite jeshile, ndërsa në datën 18 maj ka lejuar edhe stërvitjen në grup. Pra ekipet do të grumbullohen si dikur dhe futbollistët mund të stërviten së bashku, por sigurisht duke pasur kujdesin e tyre. Sa i përket rikthimit të Serisë A, ministri Spadafora është shprehur se do të pritet edhe një javë tjetër për të parë kurbën e infeksionit dhe më pas do të vendoset përfundimisht data për kampionatin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *