Zhvendoset “klasikja” e futbollit shqiptar, Vllaznia e pret Tiranën në… kryeqytet

Vllaznia do të përballet me Tiranën në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të “Abissnet Superiore“-s. Ajo që cilësohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme për shkodranët këtë herë nuk do të luhet në “Loro Boriçi“. Një lajm që me shumë siguri nuk do i pëlqejë aspak tifozëve të skuadrës kuqeblu, por nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndryshuar.

“Shkodra Sport“ raporton se fusha e “Loro Boriçit“ ka nevojë për riparim, prandaj sfida do të zhvendoset në kryeqytet. Data dhe ora nuk janë vendosur, ashtu sikurse stadiumi. Ende nuk dihet nëse “klasikja“ e futbollit shqiptar do të luhet në “Air Albania“ apo në “Selman Stërmasi“. Megjithatë skuadrat, së bashku me FSHF-në, kanë rëndë dakort bashkarisht për të zhvilluar këtë ndeshje në Tiranë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *