Në orët e fundit ka bërë jehonë në media një dënim i ardhur nga FIFA për Flamurtarin sa i përket borxheve ndaj futbollistëve, duke i bllokuar merkaton. Por ky lajm është hedhur poshtë nga klubi vlonjat.
Të paktën reagimi në faqen zyrtare i përket një kahu tjetër, teksa shprehen se tifozët duhet të presin përforcimet e radhës. Aktualisht klubi i Flamurtarit është në vendin e fundit në Superiore dhe nuk e ka marrë ende fitoren e parë. Transferimet e janarit mbeten shpresa e vetme për mrekullinë, ndërsa një bllokim i tillë në merkato, mund të rezultonte si kapitullim i parakohshëm. /Sport Ekspres/