Zhufo ikën në Brazil, biletë pa kthim

Mesfushori është larguar dje drejt Brazilit dhe aventura e tij vlonjate ka marrë fund

Flamurtari i dha fund një sezoni me shumë ulje-ngritje, me kuqezinjtë që e mbyllën edicionin në vendin e shtatë, shumë larg objektivit që kishin. Tani në Vlorë nuk kanë pse humbasin kohë, kanë nxjerrë mësime pa fund dhe duhet që nga gabimet të nxirrej ato leksione për të mos  i përsëritur më e jo të bëhen të përvitshme. Te Flamurtari duhet të nisin të ndërtojnë gjithçka nga fillimi, duke menduar për stolin si fillim, ku duhet një zgjedhje afatgjatë, por shumë e kujdesshme.

ZHUFO – Normalisht që Flamurtari pritet të bëjë një merkato efikase, ku si çdo vit nuk do të kursehet aspak, pasi pretendohet që në Vlorë të rikthehen trofetë. Gjithsesi, para se të nisin me afrimet, në Vlorë mendojnë për largimet. Viktor Zhufo me shumë mundësi nuk do të jetë më lojtar i Flamurtarit. Braziliani u afrua verën e kaluar te kuqezinjtë nga skuadra e Shkëndijës, por 25-vjeçari ka udhëtuar dje drejt Brazilit dhe aventura për të si vlonjat duket se ka përfunduar. Zhufo është aktivizuar në 23 ndeshje me skuadrën vlonjate, por vetëm 13 i ka nisur nga minuta e parë dhe shpesh është zëvendësuar. Gjatë kësaj periudhe 1-vjeçare në Vlorë 25-vjeçari arriti që të shënonte dhe 3 gola. Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, rrugët mes skuadrës bregdetare dhe Zhufos do të ndahen këtu. Mbetet për t’u parë nëse mesfushori do ta vijojë karrierën në Superiore, apo do të kërkojë një tjetër eksperiencë diku larg Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online