Zgjohet Naftëtari, festa e parë e sezonit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Më në fund, Naftëtari tregon që është gjallë! Skuadra kuçovare ka marrë sot pikët e para sezonale, duke mundur 1-0 Ilirinë, në një ndeshje që dukej si shansi i fundit për Naftëtarin në krizë. 5 humbje, futboll mediokër dhe shumë polemika kishin fundosur në renditje debutuesit, që gjithsesi sot kanë gjetur forcën të marrin fitoren e parë.

Vendosi një gol i sulmuesit lushnjar Allkanjari në minutën e 27-të, në një sfidë me ritëm të ulët, ku kuçovarët kontrolluan me kujdes lojën, duke evituar më në fund pësimin e golit.

Me 3 pikë në renditje, Naftëtari zgjohet, ndërsa Iliria mbetet në kuotën e 6 pikëve dhe renditja ngjishet në fundin e tabelës në grupin B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *