Adrion Pajaziti është pranë hapit të rëndësishëm në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar do të lërë ekipin e 21-vjeçarëve të Fulham-it për t’ju bashkuar Haugesund-it në elitën e Norvegjisë. Lajmin e bën të ditur i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano. Gazetari italian njofton se palët do të bien dakort për një kontratë në formë huazimi, me të drejtë blerjeje në fund të saj.
Kjo do të jetë përvoja e parë e 20-vjeçarit në futbollin profesionist. Adrion Pajaziti shihet si një nga talentet me mjaft perspektivë për të ardhmen, teksa zotëron aftësi mjaft të mira teknike në pasim. Mesfushori ka zgjedhur të veshë fanellën kuqezi, duke qenë edhe pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/