Zgjedhjet e FSHF-së, Surkis: UEFA di gjithçka

Ka nisur në Durrës Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore 2018, ku do të zgjidhet qeveria e futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme. Duka përballë Finos, por edhe shumë kandidatë në garë për Komitetin Ekzekutiv.

Ka folur edhe një nga zëvendëspresidentët e UEFA-s, Grigori Surkis, i cili ka mbajtur një fjalim të gjatë, ku ka paralajmëruar se UEFA nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje politike: “UEFA ka informacion të plotë mbi këto zgjedhje, jemi tërësisht të informuar në lidhje me atmosferën parazgjedhore, për gjithë akuzat dhe dyshimet për përfshirjen e e politikës në zgjedhje. UEFA nuk pranon asnjë ndërhyrje dhe shpreson në një përgjigje të mençur dhe kushte të barabarta për garën për president federate. Nuk duhet të përdoren teknologji për të kontrolluar votën e për të bërë presion. Kemi takuar edh kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar që politika dhe qeveria të mos përfshihen fare në këtë proces zgjedhor. Duam që të zhvillohet një proces demokratik, ku të fitojë kush e meriton dhe në përputhje me statusin e UEFA-s”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online