Zgjedhjet e çuditshme të trajnerit të Kosovës, shpërthen Sulejmani: Jam lënduar shumë, sakrifikova për…

Trajneri Shaland ka publikuar listën e lojtarëve që janë grumbulluar për ndeshjet e muajit mars për Kosovën, por nga ana tjetër janë ngritur edhe shumë diskutime. Përfshirja në listë e Atdhe Nuhiut, një sulmues që ka dështuar në gjithë këto kohë në përfaqësuese dhe karrierën e tij, përpara goleadorit Mirlind Daku, ka sjellë reagimin e madh të opinionit sportiv.

Nga ana tjetër është lënë jashtë edhe Valmir Sulejmani. Ky i fundit është pjesë e Hanoverit dhe ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asist në Bundesliga 2. Sigurisht që shifrat nuk janë mbreslënëse, por ky sulmues është më produktiv sesa Atdhe Nuhiu që nuk po futet si titullar as me Apoelin e Nikosias. Në intervistën e dhënë për “Telegrafin”, Sulejmani është shfaqur shumë i prekur me mungesën e ftesës.

“Unë kam bërë hapa mbrapa në karrierë duke shkuar në kategorinë e katërt të Gjermanisë, por në asnjë moment nuk jam dorëzuar. Kam shkëlqyer në kategori të katërt, kam shkëlqyer në Bundesliga 3, derisa tani po luaj mjaftë shumë edhe në Bundesliga 2.

Këtë sezon me Hannoverin kam 24 ndeshje ku kam shënuar dy gola dhe kam asistuar në dy të tjerë dhe minutat që kam më kanë bërë të shpresojë se do të pranojë ftesë nga Përfaqësuesja, por kjo gjë nuk ndodhi dhe jam shumë i lënduar emocionalisht.

Kam sakrifikuar shumë për Kosovën, por prapë do ta bëja të njëjtën gjë pasi është nder ta veshësh fanellën e vendit tënd. Sa kam qenë në Regionaldliga dhe në Bundesliga 3 nuk kam pritur ftesë, pasi niveli ka qenë më i ulët dhe kam ulur kokën për të punuar.

Jam në Bundesliga 2, kampionat që vlerësohet nga të gjithë trajnerët, por edhe te Kosova janë grumbulluar më parë, por edhe tani lojtarë nga ky kampionat dhe kjo më bën të zemëruar pse nuk kam marrë ftesë”, u shpreh Sulejmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *