Topi i Artë i shtatë i ftuar nga Lionel Mesi ka sjellë reagime të shumta në opinionin sportiv dhe atë mediatick. Prestigjozja gjermane, “Bild”, e sheh Robert Levandovskin të vjedhur në garën për trofeun më të lakmuar për lojtarët në rang individual. Media e njohur gjermane e përcjell lajmin me titullin: “Zgjedhje skandaloze. Levandovski vetëm i dyti”, duke i cilësuar si jo të drejta votimet për të nxjerrë fituesin për këtë vit.
Ndërkohë përpara mbrëmjes gala, Lothar Matthaus është shprehur në një prononcim për “Bild TV“: “2021-shi duhet të ketë 12 muaj dhe jo vetëm njërin në të cilin Mesi pati suksesin e tij më të madh. Jam një tifoz i Mesit, por nuk po shkëlqen në fushë për momentin“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/