Zëvendës presidenti i FSHF-së reagon për Andi Lilën: Mund të ketë tejkaluar caqet, nuk ka nevojë për dalje ekstreme

Nga Klaudio Ndreca

Zëvendës presidenti i FSHF, Edvin Libohova ka folur për takimin e zhvilluar mes Ministrisë dhe grupit të punës të dërguar për të diskutuar rifillimin e futbollit. Në një intervistë për “Report TV”, tregohet se në këtë diskutim është folur për pika të veçanta të protokollit të masave.

Gjithashtu Libohova nuk ka lënë pa prekur edhe reagimin e ashpër të Andi Lilës, kryetarit të Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë. Ky i fundit u shpreh se në Asamblenë e fundit nuk u ngrit zëri nga askush, pavarësisht se në studio ka shumë përplasje dhe diskutime,  ndërsa anëtarët e Federatës votuan sikur futbolli shqiptar të ishte perfekt.

“Takimi i sotëm ka qenë vazhdim i takimeve të mëparshme, sigurisht edhe i atij takimi të bërë ditën e shtunë. Ka qenë takim në nivel teknikësh, janë disktuar detaje për plotësimin e protokollit. Ka patur edhe dy tre çështje për të cilat është debatuar dhe është kërkuar plotësimi  i masave të tjera. Situata është e tillë, që duke vazhduar këto diksutime, do të jepët edhe një konkluzion.

Pjesa më e madhe e klubeve janë dakord, por kjo nuk është e ndarë me thikë po ose jo. Të gjithë do të donin të ktheheshin në fushë, sigurisht brenda mundësive që kanë. Nëse situata do të shkojë në disa limite të pamundura edhe ato do ta kenë të pamundur të kthehen.

Lidhur me kritikat që kishte zoti Andi përsa i përket mos reagimit të klubeve ndoshta mund të ketë tejkaluar caqet sepse anëtarët e federatës e dinë vetë vendimarrjen e tyre dhe si do të dëbatojnë. Kam përshtypjen që ne mund ti zgjidhim gjërat më mirë dhe nuk ka nevojë të themi me daljet publike ndoshta dhe ekstreme”, u shpreh Libohova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *