Mirlind Daku është shndërruar në një nga sulmuesit më të përfolur të kampionatit rus. Paraqitjet e tij me Rubinin e Kazanit e kanë kthyer në një nga lojtarët më të preferuar për skuadrat e mëdha të kampionatit. Ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Kombëtares ruse, Andrei Arshavini, ka pohuar në “It’s football, brother” se Zeniti i Shën Peterburgut shfaqi interesim për Mirlind Dakun në verë. Por sipas tij, ajo që e pengoi ishte numri i lartë i lojtarëve të huaj që kishte në ekip, duke zgjedhur kështu Sobolevin në vend të tij.
“Kam dëgjuar që Zeniti po konsideronte transferimin e Dakut. Mendoj se ishte në verë ose në fund të pranverës. A nuk do të ishte më tepër logjike nëse do të transferohej ai dhe jo Sobolevi? Zeniti kishte nevojë për një futbollist rus, sepse kishte shumë të huaj. Por po, Daku ka luajtur më mirë se sa Sobolevi vitin e shkuar”, ka deklaruar Andrei Arshavini./Sport Ekspres/