Valter Zenga u kthye në San Siro, mori një pikë me Krotonen, por mbi të gjitha mori shumë duartrokitje nga ish-tifozët e tij, sepse tek Interi ka luajtur për shumë vite në portë.
“Kam qenë në San Siro edhe kur drejtoja Palermon dhe Katanian, gjithmonë stadiumi më përshëndet sikur të isha ndarë nga futbolli sezonin e shkuar: për mua ky është vlerësimi më i bukur, më i madh se trofetë e fituar. Ne luajmë gjithnjë kështu, ndoshta nuk e mbajmë shumë topin, por provojmë gjithnjë të shkojmë në mesfushën kundërshtare, ky është mentaliteti për të shpëtuar, sipas meje. Jam i kënaqur me barazimin, thjesht na duhet pak më shumë cilësi, sepse skuadra beson shumë tek unë dhe kjo është shumë e rëndësishme, ndihem me fat në këtë aspekt”.