Partizani ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e parë gjatë fazës përgatitore që po kryen në Pogradec. Trajneri Zekiç pati mundësinë të shihte rezultatet e punës së bërë prej tij në stërvitje gjatë gjithë kësaj kohe në grumbullim. Të kuqtë kanë dhënë sinjale pozitive në testin miqësor të zhvilliar në stadiumin “Gjergji Kyçyku” kundër Strugës.
Kryeqytetasit kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 kampionët e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë në krye të pankinës një trajner me mjaft përvojë si Shpëtim Duro. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 65 dhe mban autorësinë e sulmuesit Mensah. Të kuqtë do të zhvillojnë edhe një tjetër test miqësor gjatë fazës përgatitore në Pogradec./Halit Delibashi-Sport Ekspres/