Ze Maria: Pres dhuratë nga presidenti në sulm, objektivi…

Pas fitores së Tiranës ndaj Flamurtarit të Prishtinës, Ze Maria ka folur për mediat. Trajneri bardheblu ka komentuar gjithçka… Nga loja, te forma, te lojtarët, objektivat, merkato dhe të rinjtë

“Pak më mirë, sigurisht, në krahasim me ndeshjet e shkuara. Pak nga pak po kapim ritmin, pasi përgatitja ka qenë e rëndë dhe nuk është e lehtë. Disa kan pak ditë që kanë ardhur, kështu që duhet të përshtaten. Mendoj se po bëhemi skuadër”.

“Kemi ende 3 javë për të qenë gati, jam i sigurt se do të jemi për javën e parë të kampionatit. Jemi ende në det të trazuar, por po punojmë”.

Sakaq, foli edhe për skemën: “Sot provova skemën 4-2-3-1, me të rinjtë, pastaj me 4-3-3 që jemi më shumë të mësuar. Loja është më shumë e shpejtë dhe e zhdërvjellët. Është normale, sepse janë lojtarë që janë mësuar me këto intensitete, si Daja apo Erando. Edhe të tjerët po i ndjekin”.

“Rëndësi ka të kesh brumin dhe çdo gjë arrihet me punë”.

Sakaq, pyetjes për Ngog, Ze Maria iu përgjigj: “I duhet ende 1 muaj që të jetë në dispozicion për skuadrën. Ai është një sulmues fizik dhe që duhet të ketë formën e mirë atletike për të ndihmuar skuadrën, ashtu si ka bërë edhe vjet. Të shohim tani se çfarë zgjidhje do të gjej deri sa ai të jetë gati”.

Merkato, ndërkohë, është një tjetër temë: “Një tjetër sulmues? Ka ende kohë, sigurisht i kam kërkuar një dhuratë drejtuesve. Nëse vjen mirë, nëse s’vjen do të bëj me këto që kam, duke i kërkuar maksimumin”.

Daja dhe Karabeci, me cilësi, por ndonjëherë edhe në stol… “Vetëm 11 mund të luajnë. Jam i lumtur që kam lojtarë cilësorë. Doja të shihja se si reagonte ekipi pa ata në fushë. Hasani, për shembull, është ende nën ritëm, ka nevojë për kohë. Skuadra ka nevojë të luajë edhe pa Karabecin dhe Dajën”.

“Eshtë një periudhë ku fizikisht nuk jemi në maksimum, sepse kemi punuar fort. Shpresojmë që javën tjetër të jemi më të lehtë. Edhe lojtarët do të mund të shprehen më mirë”.

Mbi blerjen e re, Berisha: “Lojtar cilësor, nuk e zbuloj unë. Sigurisht, të kem sa më shumë alternativa në repartin e mbrojtjes është më mirë, pasi rreziku i kartonëve dhe skualifikimeve është gjithmonë në llogari për një ekip”.

Objektivat? “Të bëjmë mirë ndeshje pas ndeshje. Më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk bëjmë dot llogari se çfarë do të ndodhë në fund. Hap pas hapi… Jemi të vendosur të fitojmë ndeshjet sipas radhës”.

Të rinjtë, a do të kenë hapësira? “Sigurisht, sepse janë 36 ndeshje, pa harruar Kupat, që mund ta çojnë në 40 dhe 45… Do të kenë momentin e tyre. Janë lojtarë që jo se janë simpatikë do të luajnë, por kanë cilësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *