Ze Maria, Panuçi dhe Juliano, në Shqipëri riformohet Seria A!

 

E nisi Ze Maria te Tirana, e vijoi Panuçi te kombëtarja dhe e ndoqi Juliano te Partizani, gjithmonë në pritje të zyrtarizimit. Ish-futbollistët e Serisë A në rolin e trajnerëve, në tre pankinat më të forta, sa i përket prestigjit dhe tifozerisë. Kombëtarja për Panuçin, Tirana për Ze Marian dhe Partizani për Julianon. Praktikisht, Roma, Juventus dhe Interi bashkë, me pak Milan, brenda, aty ku Panuçi nisi të hidhte hapat e parë drejt karrierës së suksesshme si futbollist.

E çuditshme por e vërtetë, nostalgjikët e Serisë A do të mund të kujtojnë edhe sfida të kaluara, ndoshta edhe kur Ze Maria luante ndaj Pep Guardiolës në Peruxhia-Breshia, apo kur Panuçi dhe Juliano sfidoheshin në Juventus-Roma e kështu me radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *