Trajneri i Tiranës, braziliani Ze Maria, foli mbrëmë në Supersport dhe ndër të tjera zbuloi se vjet ka refuzuar një klub tjetër, pa e zbuluar emrin.
“Kisha refuzuar të vija vjet këtu, sepse nisa një projekt në Kenia dhe thashë “jo”, pasi më kishin ofruar drejtimin e një skuadre tjetër në Shqipëri. Këtë vit më erdhi ofertë nga Tirana, u interesova, mësova për momentin e vështirë në të cilin ndodhet, por edhe historinë e madhe të klubit. Më tërhoqi sfida e rindërtimit të një skuadre ambicioze, më pëlqeu projekti. Bisedova me presidentin, i shpalosa idetë e mia, ai ra dakord dhe pranova të vij në Shqipëri”.
Por kush është klubi që i ofroi postin e trajnerit Ze Marias? Sport Ekspres mëson se bëhet fjalë për Partizanin, që i bëri ofertë brazilianit. Pas refuzimit të tij, u zgjodh Adolfo Sormani.