Trajneri i Tiranës ishte dukshëm i mërzitur pas ndeshjes me Kukësin Ze Maria për “Gol pas Goli” theksoi se skuadra e tij luajti më mirë se kundërshtari edhe pse ishte në inferioritet numerik. Në të njëjtën kohë vuri në dukje faktin se nuk do ta ndryshojë filozofinë e lojës në ndeshjen kthimit, pavarësisht se ndeshja do të luhet në Kukës
“Kam shumë trishtim, pasi luajtëm për 70 minuta me një lojtar më pak. Nuk do e ndryshoj mënyrën e lojës. Ne luajmë për fitore në çdo ndeshje ashtu si dhe ajo në Kukës”.
“Kemi dy objektivë, kampionati është i pari. E dimë formulën, ai mbetet objektivi kryesor. Gjithsesi, objektiv është dhe Kupa, përballë është Kukësi, një skuadër shumë e fortë. Ne do tentojmë në të dyja rastet”.
“Kam folur dhe me gjyqtarin. Nuk ishte karton i kuq. Ishte përplasje shpatull me shpatull. Është normale që sulmuesi të rrëzohet. Na vjen keq që nuk është VAR në Shqipëri. Nuk ishte as faull jo më karton i kuq. Tani ka përfunduar gjithçka dhe asgjë nuk kthehet pas”.
“Skuadra nuk është një skuadër që mbron. Pësuam një gol me dy sulmues të kishim vetëm një do të ktheheshim të gjithë në mbrojte. Nuk mendoj për të ndryshuar strategji apo rreshtim. Ne nuk mundemi vetëm të mbrojmë. Goli ishte një goditje standarde që dhe mund të evitohej, mund t’i ndodhet të gjithëve, nuk kishte lidhje me faktin se ishim me 10 lojtarë”.