Ze Maria: Dua lojtarë, skuadra reagoi pas Vllaznisë

Në fund të sfidës me Pogradecin, trajneri bardheblu foli për gjithçka, duke filluar që nga gabimet dhe anët pozitive të skuadrës, e deri te merkatoja e Tiranës

Trajneri i Tiranës, Ze Maria është i kënaqur me atë që tregoi ekipi në fushë. Duhet thënë se në kryeqytet u luajt tenis dhe bardheblutë shpartalluan 6-0 Pogradecin. Në fund të sfidës, Ze Maria foli për gjithçka, duke filluar që nga gabimet dhe anët pozitive të skuadrës e deri te merkatoja e Tiranës.

– Fituat 6-0, e prisnit këtë reagim? 

Po në fakt, prisja një reagim kaq të fortë. Nuk luajtëm mirë me Vllazninë në ndeshjen e fundit në Kupë. Nuk bëmë atë që ne dimë të bëjmë. Fola me lojtarët për këtë situatë. Ata thanë të tyren dhe unë timen. Dhe sot (dje) patë reagimin. Një skuadër me karakter dhe të vendosur, që di të japë maksimumin, të sakrifikojë dhe fitojë. Kjo është ajo, që unë dua.

-Mund të ishte për këtë rezultat sfida e sotme?

Ndeshjet nuk janë kurrë për 6-0, por gjithçka bëhet më e thjeshtë kur impenjohesh në 100%. Mund të fitosh 1-0, 3-0 apo 6-0, por edhe rezultati varet nga mënyra se si e përballon lojën. Nëse me cilësitë jep maksimumin dhe ndihmon shokët, është normale që gjërat dalin mirë. Pastaj rezultati 6-0 erdhi, pasi nuk e hoqëm kurrë “këmbën nga gazi”.

-Turtulli, Kërçiku e Daja nuk ishin. Të ndëshkuar…

Janë lojtarët që kanë luajtur 2 ndeshje në 3 ditë, ndaj mendova se duhej rrotacion. Pastaj Cake sa herë ka luajtur ka bërë mirë, ashtu si edhe Qilimi, madje Rei bëri edhe gol.

-Uellison mos ka nevojë për pushim?

Ai është shumë mirë. Është një lojtar, që në pozicionin e tij për këtë kategori është më i forti. Është kthyer lider në mbrojtje. Kur t’i vijë koha do të pushojë edhe ai.

-Ama gaboi në Shkodër…

Duke qenë se ishte gabim i tij, duhet ta hiqja atë dhe Turtullin. Janë gabime që ndodhin. Dikush mund të gabojë një herë në 15 ndeshje. E qortova. Nuk e kurseva edhe pse është brazilian. Madje, e bëra para të gjithëve, ashtu siç bëj me të tjerët. Sot (dje) bëri një ndeshje me nivel. Nëse i heq të gjithë ata që gabojnë, në fund mbetemi pa skuadër, sepse të gjithë bëjnë gabime. U takon atyre të tregojnë që është vetëm një gabim dhe nuk do të ndodhë më.

-Merkatoja e janarit do të sjellë gjë?

Klubi e di! Unë dua lojtarë me cilësi. Muguna është emri i parë dhe shpresoj që të vijë. Është lojtar me cilësi dhe do na bëjë punë po të vijë, pasi kemi Kukësin për Kupën përpara dhe kampionatin sigurisht.

-Në cilat pozicione keni më shumë nevojë për lojtarë?

Unë kam nevojë për cilësi, nëse vijnë në mesfushë dhe sulm kënaqem, edhe pse lojtarët e vijës së parë kanë realizuar realisht shumë.

– Hoxhallari dhe Doka mund të ikin?

Nëse ata ikin, klubi e di që duhet të zëvendësohen. Por nuk besoj që të ikin të dy, pasi na hapin punë. Dhe që të gjesh të duhurit, nuk është e lehtë. Doka bën diferencën djathtas, Hoxhallari po ashtu kur është mirë dhe jep maksimumin majtas. Janë të rëndësishëm për mënyrën se si luaj unë. Madje, mund të më detyrojnë që të ndryshoj modul, nëse vijnë të tjerë.

-Veç Mugunës, ka emra të tjerë?

Të tjerë?! Do i merrni vesh në vazhdim.

-Në Shqipëri ka lojtarë që ia vlejnë?

Po, por në Superiore. Kam parë shumë ndeshje dhe 2 apo 3 do veçoja, më duken si të duhurit për t’iu bashkuar këtij grupi. Ndoshta skuadrat e tyre nuk po bëjnë dot gjë, por ne mund të na bëjnë punë. Këtë e kam diskutuar edhe me klubin, ndaj po punojmë.

-Në Tiranë do të jeni për festat?

Jo në Brazil, do të marr pak të ngrohtë (qesh). Do rri një javë apo 10 ditë atje dhe më pas do të vi në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online