Ze Maria, arbitrat dhe drejtësia: “VAR do të zgjidhte shumë probleme. Bylisi duhej të luante mesjavën e shkuar”

Braziliani thumbon sërish, me adresë të qartë. I pakënaqur që nuk është në kushte të njëjta me Bylisin, por premton një Tiranë të madhe

Olsi Avdiaj

Braziliani i Tiranës, Ze Maria kërkon VAR-in në Shqipëri. Në një intervistë pas miqësores së djeshme me U-19-ën e bardhebluve, Ze Maria ka analizuar atë që ndodhi në Ballsh. Çfarë pret në të ardhmen dhe kush është dora që po pengon Tiranën drejt rrugës në Superiore. Braziliani është i bindur se po bëhen gabime dhe është hapur një luftë ndaj Tiranës, por ai dhe skuadra nuk tremben. Me ndihmën e tifozëve do të jenë në Kategorinë Superiore. ja intervista e plotë me Ze Marian.

-E morët vesh, Bylisi mundi Shënkollin. Tani jeni katër pikë larg tyre…

Nuk ndryshon asgjë. Ne duhet të fitojmë kampionatin dhe nëse do të mbyllej gara sot do ta kishim fituar, pasi jemi plus katër pikë. Ndaj axhenda jonë nuk ndryshon. Ne jemi të më të mirët.

-Ama në fund të fazës së dytë, nëse ruhet ky avantazh do të jeni plus dy nga Bylisi?

Do të shkonim në 2 pikë plus nëse dy javët e fundit të kësaj faze mbyllen me fitoret e secilës. Por ata që të fitojnë kampionatin, duhet të na mposhtin. Ndaj shqetësimi nuk është i yni. Ne jemi në krye dhe ideja jonë është që të vijojmë përpara.

-Përse nuk ia dolët të fitonit në Ballsh? Një ndeshje e çuditshme, kaq kundërshtar i fortë ishte Bylisi?

E çuditshme ishte penalltia. Në fushë e pashë që nuk ishte, por ripashë pamjet kuptova që ishte e çuditshme. Këto janë gabime që ndodhin, por për fat të keq ne na ngjau radhazi në dy ndeshje vendimtare, me Kukësin dhe Bylisin. U eliminuam nga Kupa e Shqipërisë në mënyrë të pamerituar dhe në Ballsh nuk fituam, edhe pse meritonim fitoren. Krijuam shumë raste, por ndoshta gabimi ynë ishte që nuk e mbyllëm ndeshjen direkt. Më pas morëm atë penallti, që e patë edhe ju.

-Do ta doje teknologjinë në fushë, më saktë, VAR-in?

Nuk e di a do ta pranonin VAR-in këtu, pasi shumë gjëra do të ndryshonin. Në Itali gjërat po përmirësohen, po evitohen shumë gabime në favor dhe kundër “të mëdhave”. Futbolli po bëhet më i drejtë, pasi një gabim njerëzor të paktën mund ta shmangë teknologjia. Duhet menduar për të ardhmen VAR-i edhe në Shqipëri.

-Keni protestuar për ndeshjen e Bylisit që nuk u zhvillua në kohë. A ndikoi ky fakt në rezultatin e ndeshjes suaj me Bylisin?

Ata duhet të luanin në të njëjta kushte me ne. Ne luajtëm të mërkurën dhe ata duhet të zbrisnin në fushë të enjten, por se kuptova pse u shty. Ne luajtëm nën reshtet e borës në Kukës, ndaj në kushte më të vështira se kaq nuk mund të gjesh në futboll. Ata nuk luajtën. Por ndoshta është një favor, që ata e meritojnë dhe ne jo.

-Mendoni se Shqipëria është vendi i “çudirave”?

Shqipëria ka nevojë të përmirësohet në aspektin futbollistik, ashtu si shumë vende të tjera, që po futen në futbollin e madh. Ajo që unë i kërkova presidentit tim, ishte që të luaja në të njëjtat kushte me Bylisin. Ne luajtëm dhe ata jo. Nuk më takon mua kjo çështje, por të paktën prisja barazi. Atje ishim të lodhur dhe ndoshta të “dërrmuar” pas ndeshjes me Kukësin, që ishte duel vendimtar për ne. Pra kishim lodhje në këmbë dhe në fund e paguam disi.

-Aleancat ju shqetësojnë këtë fazë të tretë?

Aleanca? Unë i besoj verbërisht skuadrës sime. Kam një ekip serioz dhe të përqendruar. Nëse shënojmë dy gola, vështirë se mund të pësojmë tre. Deri tani nuk keni pësuar më shumë se 2 gola në një ndeshje, ndaj jemi një ekip i përqendruar në aspektin difensiv. Pra nëse krijohen aleanca, duhet të na bëjnë më shumë se 2-3 gola. Dhe nëse ne vijojmë me të njëjtin ritëm, vështirë se do ia dalin.

-Ama ndaj rivalit direkt për në Superiore nuk keni asnjë fitore. Në fund rrezikoni të ndëshkoheni?

Kjo është një gjë që mund të ndodhë. Ne humbëm 1-0 në një ndeshje, që luajtëm vërtetë keq dhe mendoj se ajo është vetmja që ne kemi çaluar gjatë këtij sezoni. Në Ballsh, pastaj krijuam shumë raste, nuk ishim të fortë që ta mbyllnim shpejt atë takim dhe përfundoi ashtu si përfundoi. Megjithatë nuk do të thotë asnjë. Do të luajmë edhe dy herë me ata, ashtu si me të tjerët. Nga këtu deri në fund, do na duhet të fitojmë 10 ndeshje. I kemi të gjitha kartat në rregull për ta bërë.

-Apolonia? Si e shihni këtë takim?

Apolonia ka ekip të mirë, pasi fituam me vuajtje 2-0, ndaj në Fier do e kemi disi më të vështirë. Luajnë në fushën e tyre dhe me tifozë, por ne kudo që shkojmë luajmë për fitore. Të gjithë duan të na mposhtin dhe kjo do të na shoqërojë deri në fund.

-Tifozët ishin në ndeshjen e fundit…

Jam i lumtur që i pashë, pasi na ndihmuan. E panë impenjimin e lojtarëve dhe shpresoj që t’i shoh deri në fund në stadium, pasi duhet të punojmë bashkë. I gjithë ambienti bardheblu duhet të luftojë kundër shumë gjërave, jo vetëm brenda fushës. Tifozët duhet të ndihen, pasi janë grupimi më i madh në vend. Me ta në krah, me lojtarin e 12-të, ndonjë gabim i vogël edhe mund të evitohet, për shembull edhe nga arbitri.

-Çfarë doni të thoni me këtë që thatë më lart?

Ju i dini se çfarë ka ndodhur në këto ndeshjet e fundit dhe jo vetëm.

-Një miqësore me të rinjtë?  

Më shumë më shërbeu për të parë edhe U-19 dhe për të provuar diçka ndryshe nga ditët e fundit.

-Ngo e Muguna?

Muguna është sëmurë, ndërsa Ngo u kthye dhe të shohim a do të jetë gati. Nëse nuk janë, do luajnë të tjerët.

-Binguila… ku është ky djalë?

Pyetje e bukur. Nuk e di ku është. Po kurohej në vendin e tij dhe duhet të kthehej javën e kaluar. Nuk kam pyetur se ku është, ndaj do interesohem te presidenti për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Ku është dhe të di fundin e kësaj historie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online