Murinjo u largua nga Interi në vitin 2010, por zikaltërit nuk e kanë harruar akoma suksesin e arritur me këtë trajner. Ish-lojtari Pandev duket se i ka dhënë një dorë portugezit tek Totenham, teksa ka bërë “spiunin” e Shkëndijës. Ditën e sotme, në konferencën për shtyp, Jose Murinjo ka pranuar faktin se ka telefonuar Goran Pandevin, për të marrë informacione mbi lojën e Shkëndijës, duke ditur se Pandev është me origjinë maqedonase dhe e njeh mirë këtë kampionat.
Megjithatë pavarësisht një ekipi mjaft të fortë si Totenhami dhe informacioneve të dala nga ish lojtari i Interit, djemtë e Ernest Gjokës kërkojnë të dalin fitimtarë nga kjo betejë. Kjo sfidë do të luhet vetëm me një ndeshje, prandaj skuadra shqiptare ka një mundësi mjaft të mirë për të shkruajtur historinë dhe të vazhdojë rrugëtmin drej grupeve të Europa Ligës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/