Në Itali janë publikuar pagesat e klubeve të Serisë A që shkojnë për lojtarët gjatë një sezoni. Një listë ka qarkulluar edhe për ekipin e Interit, për mënyrën sesi e ndan pagesën me lojtarët. Te zikaltërit gjendet edhe mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Ky i fundit është lojtari më pak i paguar nga të gjithë të tjerët duke hequr portierin Cordaz. Asllani fiton 800 mijë euro në sezon me pagën neto, ndërsa me atë bruto 1.5 milionë euro. Më pak se Asllani është vetëm portieri Cordaz me 250 mijë euro në sezon, ndërsa paga më e lartë shkon për Brozovic dhe Lukakun. /Sport Ekspres/