“Më mirë Egnatia që na ra në short tani”! Trajneri i ri i Vllaznisë nuk heq dorë për titullin kampion: Derisa matematika të na e lejojë

Auron Miloti është trajneri i ri i Vllaznisë pas largimit të Mirel Josës. Miloti u shpreh se nuk do të heq dorë nga objektivi për t’u shpallur kampion i Superiores, pavarësisht se situate në renditje nuk e favorizon aspak. Gjithashtu tekniku i shkodranëve u shpreh i kënaqur me shortin e Kupës së Shqipërisë që e vendosi përballë Egnatias.

“Derisa matematika na e lejon ne do të japim maksimumin tonë për të arritur objektivin. E vërtetë, matematika na e lejon por jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme pasi Bylisi ka marrë pikë në Shkodër. Që ditën e parë u kam kërkuar lojtarëve të fokusohen ndeshje pas ndeshje, te mentaliteti që japim në fushë. Të tre skuadrat janë të forta por Egnatia deri tani ka qenë për ne një mace e zezë. Më mirë ekipet e forta në gjysmëfinale me ekipet e forta sesa në finale”, tha Miloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online