Zbulohet prapaskena/ Shqipëria e kishte kontaktuar dhe pritej të vishej kuqezi, Kosova e fut menjëherë në listën e saj

Drilon Hazrollaj, 20-vjeçari i Malishevës është në një super sezon. Ky futbollist shihet me talent të madh dhe pritet që të transferohet në Europë. Shqipëria e kishte kontaktuar, teksa fillimisht Drilon Hazrollaj do të bëhej pjesë e Shpresave të Alban Bushit dhe më vonë do të thirrej nga Kombëtarja e Silvinjos.

Kjo e nxiti Kosovën që ta fuste menjëherë në listën e saj të përfaqësueses A, duke pasur frikën e një tjetër rasti Muja dhe Duka. Këtë e ka zbuluar gazetari i njohur në Kosovë Ndrec Gjonaj në Koha Shtesë. (Videon e plot të intervistës e gjeni më poshtë).

“Shqipëria do të merrte edhe një tjetër yll të madh, Drilon Hazrollaj, kartoni i së cilit ka shkuar 1 milionë euro. Shqipëria e kishte kontaktuar, edhe A dhe ajo e Shpresave të Alban Bushit. Për këtë arsye u nxitua që ky lojtar të ishte pjesë e listës së Kosovës”, tha Gjonaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/