Nga Klaudio Ndreca
Vetëm pak kohë do të duhen që Marash Kumbulla të jetë zyrtarisht lojtari më i ri i Interit. Një dëshirë e madhe e vetë mbrojtësit të Shqipërisë për të mbrojtur ngjyrat e fanellës zikaltër, duke nxjerrë kështu jashtë loje interesimin e Napolit.
Mediat në Itali e bëjnë fakt të kryer se Kumbulla e ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Kontes. Por së fundmi është zbuluar edhe një plan për mënyrën sesi mund të procedohet me lojtarin e Shqipërisë. Fillimisht Interi mund ta lërë edhe për një vit tjetër në provincë sa të marrë më tepër eksperiencë. Ndërkohë që mund të nënshkruhet edhe me Vertoghen për një sezon, ndërsa Kumbulla shihet si projekti i së ardhmes. Mbetet ende të presim për planin që ka Interi me mbrojtësin shqiptar, por me siguri mund të thuhet se është gjetur ekipi i ri i lojtarit kuqezi. /Sport Ekspres/