Zbulohet “kali i Trojës” i Kukësit brenda Slavias së Sofias, Nexhipi: Do t’i kalojmë, patjetër…

Pasi Tirana ka arritur të kalojë me sukses turin e parë në Europë, e gjithë vëmendja mbetet e përqendruar edhe te Kukësi, si ekipi që doli në vendin e dytë në Superiore dhe ishte rivalizues me bardheblutë. Pritshmëritë shtohen edhe më tepër kur përmendet fakti që te verilindorët ka ardhur në krye Skënder Gega.

Në këtë optimizëm dhe duke marrë parasysh faktin se ndeshja luhet në Shqipëri, atëherë edhe një kundërshtar si Slavia Sofia e cila në letër është shumë herë më e favorizuar, do të duket disi më e vogël. Në një intervistë për “Supersport”, drejtori i verilindorëve, Nexhipi, është shprehur se Kukësi do ta kalojë këtë tur. Ndërkohë zbulohet disi se ka edhe një “kalë troje” brenda Slavias, pasi atje bën pjesën një ish-bashkëlojtar i Nexhipit në kohën kur luanin me Maqedoninë e Veriut. Ndaj Kukësit nuk mund të jetë pjesë pasi është i dëmtuar, por për hir të shoqërisë së vjetër disa informacione më tepër mbi ekipin ku bën pjesë i ka shpërndarë edhe me drejtorin e verilindorëve.

“Kukësi ka afruar lojtarë që janë marrë së bashku me bisedimet që ne kemi bërë me trajnerin. Kemi afruar lojtarë për të cilët Kukësi ka nevojë dhe ku ka qenë me rëndësi që të ndërhynim. Do të shohim deri në fund sesi do të shkojnë gjërat. Besoj se ky është ekipi që do të përballet me Slavia Sofian. Një kundërshtar për të cilin kemi marrë informacione dhe është i përbërë nga lojtarët vendas. Unë kam një ish-bashkëlojtar që kam lozur me të me Kombëtaren e Maqedonisë, që ende luan aty, por nuk do të jetë kundër nesh pasi është dëmtuar. Kemi marrë informacione dhe nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë, do ta marrim të përqendruar dhe të bëjmë më të mirën, që ta kalojmë këtë tur, patjetër”, ka thënë Nexhipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online