Zbulohet goditja e fundit e Kukësit në merkaton e janarit, bëhet fjalë për një rikthim

Kukësi është gati për të bërë edhe zyrtarizimin e fundit sa i përket merkatos së janarit. Verilindorët kanë objektivin e tyre për të fituar një vend në Europë, por nga ana tjetër duhet të bëjnë më së miri punën e tyre që të presin edhe rrëshkitjen e këmbës së Vllaznisë, për të provuar ato pak shanse për titullin kampion.

Pas disa përforcimeve të kryera gjatë kësaj periudhe, te Kukësi do të vijë edhe afrimi i fundit, i pohuar nga vetë trajneri Josa. “Supersport” ka raportuar se bëhet fjalë për Bedri Grecën, futbollist ky që ka qenë më herët pjesë e verilindorëve dhe që e njeh më së miri kampionatin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online