Zbulohet e vërteta e Bayern Munchen që kërkonte Thomas Strakoshën, ishte i gjithi një trillim i mediave italiane

Bayern Munchen kërkon Thomas Strakoshën! Ky ishte lajmi i bujshëm që mbërriti nga mediat italiane. Pasi gardiani i Shqipërisë nuk ka debutuar ende me Brentford në Premier League, tani kërkohej nga bavarezët.

Megjithatë ky ishte vetëm një spekulim i mediave në Itali. Burimet afër Bayern Munchen tregojnë se ky klub nuk e ka pasur asnjëherë Thomas Strakoshën në listë, madje as si plan B. Në këto kushte, transferimi i tij është i pamundur që të ndodh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *