Zbulohet e vërteta, Cana rrëfen sëmundjen që e detyroi të tërhiqet!

Lorik Cana, më në fund, zbulon motivin e vërtetë pse e mbylli me futbollin dhe pse nuk mund të vazhdonte më… Sëmundja e tij quhet miokardi… Praktikisht, në gjuhën biologjike dhe mjekësore bëhet fjalë për një sëmundje djegëse që përfshin muskulin kardiak dhe që njeh disa agjentë të rastësishëm, shpesh viruse, por edhe mikroorganizma si bakterie, protozoarë dhe kërpurdha, apo sëmundje autoimune (sklerodermia dhe vaskulit) dhe substanca kimike.

Me termin miokardit thërritet një inflamacion i muskujt kardiak, në veçanti shtresa ndërmjetëse e zemrës, e quajtur miokardio dhe mund të shkaktohet nga shumë faktorë, disa farmaceutikë, patologjike sistemime, ekspozicion toksinash dhe mekanizma autoimunë apo infeksione virale.

Kapiteni i Shqipërisë, që përpara dy ditësh dha lamtumirën, ka rrëfyer për “L’Equipe”:

“Ka rreth 15-16 muaj që e kam mbyllur me futbollin. Ky sport ishte kthyer në një profesion të rrezikshëm për mua. Kisha disa probleme shëndetësore, të cilat nuk po i kaloja dot. Përpara dhe pas Europianit në Francë kam kryer disa analiza specifike, të cilat treguan se nuk isha edhe aq mirë. Sëmundja ime quhet miokardi. E kam si pasojë e një virusi të marrë më parë. Kam pasur temperaturë dhe jam sfilitur nga mingarkesa fizike. Virusi ka prekur miokardin dhe më ka provokuar një skuqje. Pas kontrolleve të specializuara, arrita të kuptoja problemin. Mjekët nuk më jepnin siguri se do të mund të luaja sërish futboll, kështu që i dhashë fund karrierës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *