Zbulohen prapaskenat/ Dhoma e zhveshjes së Juventusit është ndarë në dy klane, ja lojtarët që po lënë në baltë Alegrin

Juventusi po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, ku po dështon të marrë rezultate si në Serinë A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Humbja e mbrëmshme me Makabi Haifën ishte pasqyrimi më i mirë i krizës që ka kapluar bardhezinjtë. Atmosfera në dhomat e zhveshjes është e zymtë dhe e ndarë në dy klane.

“La Repubblica“ zbulon se lojtarët e Juventusit janë ndarë në dy grupe. Në njërin krah janë ata që mbështesin Alegrin, ndërsa në tjetrin janë ata që nuk janë të kënaqur me trajnerin dhe po e lënë në baltë për të nxitur shkarkimin e tij. Shezni, Kuadrado, Perin, Danilo dhe De Shiljo janë në mbështetje të Alegrit, por Lokateli, Mekeni, Di Maria dhe Paredesh kërkojnë largimin e tij. Të pakënaqur me kreun e pankinës së Juventusit janë edhe dy lojtarët serb, Vlahoviç dhe Kostiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online