Në fundjavë është planifikuar java e 9-të e La Ligës dhe në qendër të vëmendjes padyshim që do të jetë dueli mes Real Madridit dhe Barcelonës. El Clasico do të luhet të dielën në orën 16:15. Aktualisht, të dyja skuadrat janë të barabarta në pikë në krye të tabelës, me katalanasit që kanë avantazhin për shkak të një golavarazhi më të mirë.
Mediat spanjolle raportojnë fjalët që trajneri i Realit, Carlo Ancelotti dyshohet se u ka thënë lojtarëve të tij gjatë stërvitjes të së enjtes. “Barcelona ka vdeku.r tani dhe e vetmja mënyrë për t’u ringjallur është nëse na mund ne të dielën. Nuk mund t’i lejojmë të na mundin përsëri. Kjo është finalja,” u është drejtuar Ançeloti lojtarëve të Realit të Madridit. /Sport Ekspres/