Zbulimi i Pakultit: Te Kukësi ka spiun!

Erdhi në janar dhe dy muaj më vonë Peter Pakult ka shpërthyer: te Kukësi ka një ose disa spiunë, që nxjerrin sekretet e klubit, bisedat dhe debatet me lojtarët apo presidentin Safet Gjici.

Në konferencën për shtyp para sfidës të së hënës kundër Vllaznisë trajneri austriak ka folur hapur: “Më i shqetësuar se për ndeshjen, jam për faktin se kur kam takim me presidentin dhe gjërat që flas me të, dalin të nesërmen në gazetë. Duhet të shoh se çfarë mund të bëj për këtë”, deklaroi trajneri i Kukësit.

Në fakt, Pakult nuk po zbulon ndonjë gjë të madhe, sepse te Kukësi ka kohë që ndodh diçka e tillë, me lajmet, mbledhjet apo lëvizjet e merkatos që më shpejt dalin në media, sesa ndodhin realisht.

Nëse nuk e ka zbuluar ende, me siguri Pakult do ta kuptojë kush është spiuni, kur të largohet nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *