Zbriti me parashutë në ndeshjen e Interit, arsyetohet 36-vjeçari pas dënimit: Nuk e dija se ishte stadium

Parashutisti që shkaktoi atë ngjarje të pazakaontë gjatë ndeshjes mes Sasuolos dhe Interit të vlefshme për Serie A, ku zbriti me parashutën e tij në fushën e lojës, u shoqërua në rajonin e policisë për t’u marrë në pyetje.

Policia e Reggio Emilias ka ngritur mbi të akuzat e invazionit të fushës. Ndërkohë 36-vjeçari zbulohet se është një parashutist profesionist që jeton në Milano megjithëse emri i tij nuk është bërë publik. Ai kërkoi të vetëmbrohej nga akuzat duke deklaruar në polici: “Më duhej të bëja një ulje të detyruar. Nuk e mendova se ajo fusha e gjelbër që pashë do të ishte stadium”.

Megjithatë, duke pasur parasysh edhe faktin se personi në fjalë është një parashutist profesionist, ndaj tij është marrë masa e ndalimit të hyrjes në aktivitete sportive. Kjo pasi veprimi i tij u konsiderua se mund të shkaktonte rrezik serioz mbi personat e pranishëm në stadium, përfshirë këtu edhe futbollistët./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online