Vetëm pak orë më parë ka ardhur edhe zyrtarizimi i skuadrës që Arisit, që ka mbyllur në mënyrë zyrtare marrëveshjen e saj me Migjen Bashën. Mesfushori në fjalë ishte jashtë planeve të ekipit grek për vazhdimësinë, duke sjellë kështu edhe largimin e tij.
Sa i përket dyshimeve se ku do të luajë në të ardhmen lojtari që ka dhënë edhe dorëheqjen nga Kombëtarja pak kohë më parë, një prej mediave greke shtroi edhe pistën e Tiranës. Megjithëse në burime të pakonfirmuara, bardheblutë kishin shanset e tyre për të siguruar shërbimet e Bashës.
Gjithsesi janë shumë të pakta, në krahasim me pistën e Australisë. Madje mund të thuhet se marrëveshja është thuajse e mbyllur me skuadrën që tashmë është zbuluar. Bëhet fjalë për Melburn Victory, ekipin që dikur ka luajtur edhe sulmuesi Besart Berisha, ku gjeti edhe një moment të artë të karrierës. /Sport Ekspres/