Ish-drejtori sportiv i Bajernit, Matias Zamer, ka shprehur keqardhjen e tij për shkarkimin e Karlo Ançelotit, por ka theksuar se futbolli ky është. “Personalisht nuk e prisja kështu, por ja që ndodh. Më vjen keq, në fund e pëson gjithmonë trajneri. Me thënë të drejtën, prej javësh ishte krijuar ideja që te Bajerni nuk ishin më një trup i vetëm dhe, kur ndodh kjo, duhen marrë vendime. Drejtuesit Rumenige dhe Hënes nuk duhen diskutuar, pasi kanë arritur gjëra të mëdha dhe vazhdojnë ta bëjnë. Kanë ndërtuar një ekip të qëndrueshëm, por duhet të gjejnë sërish gjuhën e përbashkët. Skuadra ka nevojë të ndjejë se gjërat po shkojnë mirë nga lart”.